Po vazhdon takimi Thaçi – Mustafa

01 prill 2020 | 10:47

Në kabinetin e presidentit ka arritur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Takimi Thaçi – Mustafa po ndodh pas përfundimit që presidenti kishte me kryeministrin Albin Kurti.

Isa Mustafa është i shoqëruar nga sekretari Arban Abrashi dhe shefi i grupit të deputetëve të LDK-së, Arben Gashi.

Zyra e presidentit ka njoftuar që ftesa u janë dërguar të gjitha partive parlamentare për konsultim për hapat e mëtejmë pasi Kuvendi i mori besimin qeverisë Kurti.

Pas këtij takimi pritet të arrijë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rihanna dhe Jay Z kanë deklaruar se do t’i dhurojnë…