Podolski transferohet në Poloni

06 korrik 2021 | 12:50

Lukas Podolski festoi 36-vjetorin e lindjes muajin e kaluar. Karriera është drejt fundit dhe sulmuesi i njohur ka vendosur të rikthehet në vendlindje.

I lindur në Poloni, më pas kalimi në Gjermani në moshë të vogël, vend ku filloi të luante futboll. Podolski zgjodhi të përfaqësonte Gjermaninë dhe ka luajtur me të gjithë kombëtaret e moshave.

Kulmi ishte viti 2014, kur skuadra e drejtuar nga Joachim Low, pjesë e së cilës ishte edhe Poldi, “pushtoi botën” duke fituar Botërorin e Brazilit. Pas aventurës turke me Antalyaspor, lojtari ofensiv ka zgjedhur të vijojë karrierën në Poloni te Gornik Zabrze, ekip me të cilin ka firmosur për vitin e ardhshëm. “Legjenda vazhdon”, lexohet në videon e prezantimit të Podolskit te Gornik.

Kujtojmë që kampioni i botës ka luajtur me skuadra si Bayern Munchen, Arsenal, Inter, Koln, Galatasaray, Vissel Kobe dhe Antalayspor para se të vendoste të rikthehej në vendlindje.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gwen Stefani dhe Blake Shelton kanë kurorëzuar në martesë dashurinë…