Podujevë, shtrihet rrjeti i kanalizimit fekal në disa lagje të Katunishtës

06 tetor 2020 | 12:09

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi, kanë përcjell nga afër dinamikën e punimeve në shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në fshatin Katunishtë.

Projekti i ndërtimit të rrjetit të kanalizimit fekal në këtë fshat, përfshin lagjet “Kastrati”, “Bryma” , “Idrizi” dhe do të vazhdojë në lagjen “Kulla”.

Deri më tani janë shtrirë rreth 3.2 kilometra rrjet i kanalizimit në këto lagje.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faton Abdullahu Tash plot një vit qytetari i Kosovës është…