Poema “Adem Jashari” e Ilir Shaqirit promovohet në Tiranë

03 maj 2018 | 17:33

 Me një ceremoni të veçantë organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës (LSHK) për nderë të Ditës së Dëshmorëve, sot (e premte) në Muzeun Kombëtar në Tiranë do të promovohet poema “Adem Jashari” nga këngëtari dhe shkrimtari i mirënjohur kosovar, Ilir Shaqiri.

Për librin më të ri të Ilir Shaqirit pritet të flasin studiues dhe kritikë letrar nga Prishtina (Shyqri Galica, Abdyl Kadolli dhe Arben Veselaj) dhe Tirana (Kudusi Lame), ndërkaq aktorët Bujar Asqeriu, Llesh Nikolla dhe Yllka Mujo do të deklamojnë pjesë nga vepër.

Ka disa vite qëkur Ilir Shaqiri i është rikthyer pasionit të tij të hershëm për letërsinë. Para poemës “Adem Jashari” ai ka botuar dy romane “Tan Temali” dhe “Lemza e dheut”, ndërkaq ka botuar po ashtu edhe një libër me studime nga fusha folkloristikës dhe estetikës me titull “Estetika dhe semiotika në krijimtarinë e nënës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar me ambasadorin Wolfgang…