Pogba dëshiron të rikthehet në Juventus

28 maj 2018 | 11:36

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, dëshiron të kthehet në Juventus në afatin kalimtar veror, raporton “Tuttosport”.

Përfaqësuesi francez është kritikuar ashpër në “Old Trafford” që prej transferimit para dy vjetëve dhe tani thuhet se është mallëngjyer për t’u kthyer në Itali. Agjenti i tij, Mino Raiola, është duke punuar me zell për ta arritur marrëveshjen, edhe pse Pogbas do t’i duhej të pranonte ulje page.

Ndërkohë, Paris Saint-Germain është duke e vëzhguar situatën e tij.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të dielën ka vazhduar përgatitjet…