Pogba: Jam lojtar i Unitedit, të ardhmes nuk i dihet

07 shtator 2018 | 11:34

Mesfushori Paul Pogba ka thënë se nuk është i sigurt se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por ka thënë se tani për tani është në Manchester United.

“Për momentin e ardhmja ime është në Mançester sepse kam ende kontratë me ta. Jam duke luajtur aty për momentin, por askush nuk e di se çfarë do të ndodhë gjatë muajve të ardhshëm”, ka thënë Pogba për “Sky Sports Germany”.

Megjithatë, mesfushori francez ka insistuar se ai dhe Mourinho kanë një marrëdhënie plotësisht profesionale dhe se ai është duke e dhënë maksimumin e tij për çdo ndeshje, pavarësisht se kush është trajner.

“Ne kemi një marrëdhënie profesionale, siç duhet ta ketë një trajner dhe një lojtar. Mund t’ju siguroj për një gjë, unë gjithmonë do të jap më të mirën time, pavarësisht se kush është trajner, jap gjithçka për Unitedin. Nuk mund të them më shumë”, ka shtuar Pogba.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, është i bindur se…