Pogba, mes Realit dhe Juventusit

26 mars 2019 | 13:47

Mesfushori i Francës, Paul Pogba, ka vendosur ta largohet nga Manchester Unitedi.

Rrëfimi i fundit i Paul Pogbas, se është ëndërr e çdokujt të luajë për Real Madridin me Zinedine Zidanen në stol, ishte një lëvizje e menduar për të sugjeruar se ai është i hapur për t’iu bashkuar gjigantit spanjoll, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”.

Pogba dëshiron të largohet nga Premierliga pas tre vjetëve qëndrim në “Old Trafford”. Ai u përpoq të largohet gjatë afatit kalimtar dimëror, pas marrëdhënieve të këqija me trajnerin e atëhershëm Jose Mourinhon dhe flitej se mund të kalonte në Barcelonë. Tash Reali është favorit për t’i siguruar shërbimet e francezit, por edhe ish-klubi i tij Juventus dëshiron ta rikthejë Pogban në Torino.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj përmes një postimi në llogarinë e vet…