Pogba ose Erikseni zëvendësojnë Kroosin në Real 

14 prill 2019 | 14:35

Toni Kroos tashmë e ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar nga Reali i Madridit.

Sipas asaj që raporton spanjollja “AS”, gjermani kërkon largimin nga kampionët e Evropës, duke pasur parasysh nisjen e një aventure të re. Kontrata e gjermanit përfundon në vitin 2022 dhe lojtari nuk ka ndërmend që ta rinovojë. Kështu, Reali është i gatshëm ta lërë lojtarin të zgjedhë për të ardhmen e tij.

Tashmë Reali është duke kërkuar për zëvendësuesin e tij edhe dy emrat që janë në qarkullim e që janë Pogba dhe Eriksen. Të zëvendësohet një lojtar i tillë është shumë e vështirë, pasi Kros është ndër më të mirët në rolin e vet jo vetëm në Spanjë, por edhe në Evropë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas “Russia Today”, shërbimet e “Facebook” po përjetojnë vështirësi teknike,…