Pogba tregon pse u rikthye te Juventusi

30 shtator 2022 | 15:22

Mesfushori Paul Pogba u rikthyer te Juventusit gjatë afatit kalimtar veror pas gjashtë viteve të kaluara te Manchester United.

Në një intervistë për GQ Italia Pogba tregoi se dëgjoi zemrën e tij për tu rikthyer në Itali. “Më pëlqen të mendoj dhe të them që ishte zemra ime ajo që zgjodhi, ishte momenti i duhur për tu kthyer këtu”, ka deklaruar Pogba.

“Tre sezonet e fundit, të kushtëzuara edhe nga dëmtimet, nuk shkuan ashtu siç doja dhe kjo nuk është një fshehtësi. Mendova që ky ishte momenti i duhur për tu bashkuar me Juventusin dhe të rimarrim vendin që na takon dhe të kthehemi të fitojmë. Herën e parë që erdha në Torino isha më i ri. Tani jam rritur si brenda edhe jashtë fushës. Kur isha te Juventusi kisha lojtarë ekspertë pranë meje, tani shoh veten dhe mendoj që jam bërë si këta lojtarë, Pirlo, Buffon apo Chiellini. Tani më takon mua të bëj atë që kanë bërë ata”, ka deklaruar Pogba.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Samsung mori dy çmime të arta, pesë të argjendta dhe…