Policia arreston një të dyshuar për ‘falsifikim parash’

13 shkurt 2019 | 20:17

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Njësia në Prishtinë, pas pranimit të informatës se një i dyshuar përmes biznesit të tij, po vë në qarkullim monedha që dyshohet se janë të falsifikuara, ka filluar dhe ka zhvilluar hetimet për disa javë ndaj një të dyshuari.

Më 13.02.2019, hetuesit policorë së bashku me inspektorë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, kanë inspektuar aktivitetin tregtar të të dyshuarit në Prishtinë. Policia tek i dyshuari ka gjetur dhe më pas ka sekuestruar një shumë monedhash metalike (euro).

Në pronësi të të dyshuarit janë gjetur:

172 copë X 2 = 344.00 euro dhe

236 copë X 1 = 236.00 euro.

Gjithsej janë konfiskuar monedha metalike në vlerë prej 580 euro.

I dyshuari H. B. lindur në vitin 1968, m/sh/k është arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit dërgohet në ndalim policor për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuar nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, është mbajtur mbledhja e radhës…