Policia dënoi dje mbi 1 000 qytetarë, nuk respektuan Ligjin për Pandeminë

16 tetor 2020 | 09:05

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1 050 tiketa për mosrespektim të ligjit Covid-19. Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht. Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë Covid-19.

Në nenin 24 të këtij ligji rregullohet çështja e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi. E neni 26 rregullon çështjen e izolimit dhe karantinës gjatë pandemisë Covid-19. Në nenin 24, pika 5 të këtij ligji, bëhet me dije se të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anija eksploruese gjermane u kthye në portin e Bremerhaven pas…