Policia dënon qytetarët që s’po respektojnë orën policore në kryeqytet

06 korrik 2020 | 23:00

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, është rikthyer ora policore me vendim të qeverisë në katër komuna të Kosovës, Prishtinë, Ferizaj, Vushtrri e Prizren.

Pra në mesin e komunave është edhe kryeqyteti i Kosovës, derisa Policia dhe Inspekcioni tashmë janë në aksion, e në shënjestër janë kafiteritë, të cilat nga sonte nga ora 21:00 deri në 05:00 duhet të mbyllen.

Policia është duke hasur në shumë lokale hapur të cilat janë urdhëruar të mbyllen si dhe poashru po gjobit të gjithë qytetarët në kryeqytet që s’po respektojnë këto vendime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Werder Bremen ka dalë fitimtar ndaj FC Heidenheim 1846 për…