Policia e Kosovës aksion në veri, ja çka u konfiskua

12 prill 2022 | 10:57

Policia e Kosovës ka njoftuar për ndalimin e tri rasteve të kontrabandës në fshatin Bistricë të Leposaviqit përgjatë mbrëmjes së të hënës.

Siç njoftohet në raportin policor 24-orësh, në dy rastet policia ka konfiskuar drunj, ndërsa në tjetrin pemë e perime. Të trija rastet, sipas policisë, po tentonin t’i kontrabandonin mallrat nga rruga malore.

Fsh.Bistrice,Leposaviq, 11.04.2022-20:30.Raportohet se është ndaluar automjeti transportuar me targa te huaja qe drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka tentuar që në rrugë malore të kalon kufirin Kosove-Serbi. Gjatë kontrollit në automjetin transportues janë gjetur pemë dhe perime. Me vendim te prokurorit automjeti transportues është dërguar në terminalin doganor në Mitrovice ndërsa, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.

“Fsh.Bistrice,Leposaviq, 11.04.2022-20:30. Raportohet se është ndaluar automjeti transportuar me targa lokale që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka tentuar që në rrugë malore të kalon kufirin Kosove-Serbi. Gjatë kontrollit në automjetin transportues janë gjetur rreth 20 metër kub dru. Me vendim te prokurorit rasti shkon në procedure te rregullt”.

“Fsh.Bistrice,Leposaviq, 11.04.2022-20:30. Raportohet se është ndaluar automjeti transportuar me targa te huaja që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar, pasi qe i njëjti ka tentuar që në rrugë malore të kalon kufirin Kosove-Serbi. Gjatë kontrollit ne automjetin transportues janë gjetur rreth 20 metër kub dru. Me vendim te prokurorit rasti shkon në procedure të rregullt”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për më shumë se një dekadë, “Topi i Artë” u…