Policia e Kosovës arreston të dyshuarin serb për krime lufte në Kosovë

18 nëntor 2023 | 15:08

Policia e Kosovës, këtë të shtunë, ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar të nacionalitetit serb për “krime lufte kundër popullatës civile” në Kosovë.

I dyshuari serb, sipas Policisë së Kosovës, është ndaluar në pikë kalimin kufitar në Jarinje me dyshimin për krime lufte kundër popullatës civile të kryera gjatë viteve 1998-1999 në Komunën e Vushtrisë.

“Personi i dyshuar është dërguar në polici dhe pritet të intervistohet në prezencë të avokatit mbrojtës, ku të gjitha procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë”.

S’është hera e parë që Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuar për krime lufte në Kosovë.

Së fundmi më 10 tetor Departamenti i Policisë kufitare në bashkëpunim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë arritur të arrestojnë serbin me iniciale (T.B.) i cili dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës, këtë të shtunë, në bashkëpunim me…