Policia e Kosovës bëhet me 20 vetura të reja

23 gusht 2021 | 14:43

Gjermania  ia ka dhuruar sot Policia e Kosovës një donacion prej 20 veturave të reja.

Drejtori i Përgjithshme i Policisë, Samedin Mehmeti, ka deklaruar se këto vetura do të shfrytëzohen kryesisht nga policia kufitare në luftën kundër trafikut të armëve.

“Ky është kontingjenti i dytë që kanë ardhë në ndihmë nga qeveria gjermane dhe këto do të përdoren për luftën e trafikut të armëve dhe dedikohen për policinë kufitare, dhe falënderoj qeverinë gjermane për këtë ndihmë”, ka thënë Mehmeti.

Kurse, ambasadori i Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Jorn Rohde, ka deklaruar se ky donacion do të ngriten kapacitetet për policinë kufitare.

“Së bashku me drejtorin e Policisë së Kosovës, për herën e dytë bëjmë shpërndarjen prej e 20 veturave të modelit Dacia, bashkëpunimi ndërmjet shteteve tona dëshmon faktin e këtij donacioni. Mendojmë që me këtë donacionin e dytë do të ngritën kapacitetet për policinë kufitare”, ka deklaruar ambasadori gjerman.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i qytetarëve të Kosovës…