Policia e Pejës për gjashtë ditë gjobiti 475 qytetarë

23 nëntor 2020 | 22:39

Në 18 komunat e Kosovës që janë kategorizuar në “Zonën e kuqe”, si komunat me rrezik të lartë pandemiologjik bënë pjesë edhe komuna e Pejës, ku nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik dhe vendoset kufizim i plotë i lëvizjes së qytetarëve deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Në vazhdën  e implementimit dhe zbatimit të vendimeve të institucioneve shtetërore, për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19, Policia e Pejës në gjashtë ditëshin e fundit ka shqiptuar gjithsejtë 475 gjoba.

Lajmin për gazetën lokale të Pejës “Zarfi Info”, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Nga data 16.11.2020 deri më 22.11.2020 Drejtoria Rajonale e Policisë- zona e përgjegjësisë në Pejë ka shqiptuar 475 gjoba për të gjithë ata qytetarë që nuk i kanë respektuar vendimet e Qeverisë së Kosovës gjegjësisht nenin. 24, për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19”, ka thënë zëdhënësi Rugova.

Rugova, gjithashtu ka apeluar tek të gjithë qytetarët e rajonit të Pejës që në përpikëri t’i respektojnë masat anti-covid, në të kundërtën të gjithë shkelësit e ligjit të cilët rrezikojnë shëndetin dhe jetën e qytetarëve do të gjobiten, sepse siç tha ai, në këtë drejtim zyrtarët policor kanë zero tolerancë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KOSTT ka njoftuar se është stabilizuar furnizimi me energji elektrike…