Policia gjobitë shoferin për ngasje të vrullshme në Kaçanik

22 shkurt 2024 | 12:54

Më 18 shkurt në rrjetet sociale ka qarkulluar një video-incizim, ku në hyrje – dalje të autostradës “Arbën Xhaferi” në fshatin Doganaj të Kaçanikut, një shofer ka drejtuar veturën e tij BMW me targa vendore në mënyrë të rrezikshme, duke rritur vrullshëm shpejtësinë, përkatësisht duke e nisur nga vendi në atë mënyrë që të shkaktojë rrëshqitje dhe rrotullim të rrotave në vend.

“Policët e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë arritur që të identifikojnë shoferin A.B ( M/K) i moshës 21 vjeçar, të cilin me datën 21.02.2024 e kanë ftuar në stacionin e policisë dhe ndaj tij kanë shqiptuar një gjobë kundërvajtëse me dënim prej 150 euro dhe 1 pikë negative. Shoferi A.B në tërësi e ka pranuar kundërvajtjen e shkaktuar në komunikacion. Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja e njohur shqiptare, Liberta Spahiu ka nisur pushimet në…