Policia izraelite sulmon turmën në funeralin e gazetares së ‘Al Jazeeras’

13 maj 2022 | 17:11

Policia izraelite ka sulmuar mjediset e një spitali të Jerusalemit, për të parandaluar me forcë një marsh funerali për Shireen Abu Akleh, gazetare e “Al Jazeeras”, e cila është vrarë nga forcat izraelite, derisa mbulonte një sulm të ushtrisë izraelite të mërkurën në Jenin.

Imazhet televizive të premten kanë treguar se arkivoli i Abu Akleh gati po binte në tokë, derisa policia ka rrëmbyer flamujt palestinezë nga turma pranë procesionit jashtë spitalit francez, St Louis në lagjen Sheikh Jarrah të pushtuar në Jerusalemin Lindor, raporton “Al Jazeera”.

Forcat izraelite është thënë se kanë filluar të godisnin me shkopinj turmën, pasi nuk donin që njerëzit të ecnin me arkivolin e Abu Akleh.

Të paktën katër persona janë arrestuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan, presidenti i Emirateve të…