Policia konfiskon armë në Fushë Kosovë

06 qershor 2018 | 12:03

Njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës kanë konfiskuar tri armë zjarri në fshatin Bardhë i Madh.

“Njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës kanë kryer një operacion bastisjeje në një shtëpi në fshatin Bardh i Madh, ku kanë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri. Një pushkë gjuetie, një pushkë gjysmë automatike M48, një pushkë automatike AK47, si dhe 61 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm”, është thënë në njoftimin e policisë.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar I. G 56 vjeç, ndaj të cilit është iniciuar rasti, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

I dyshuari është intervistuar nga policia si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinator i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni…