Policia konfiskon arsenal armësh në Pejë, arrestohet një person

12 shkurt 2020 | 16:59

Njësiti i hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, ka zbatuar urdhër-kontrollin e Gjykatës Themelore.

Gjatë kontrollit të shtëpisë të një të dyshuarit dhe objekteve përcjellëse njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë automatike “AK47”, një karikator, dhjetë fishekë 7.62 mm, një granat dore “M57”, një granat dore “M52’, një jelek antiplumb, një pllakë antiplumb, dhe një veturë me targa te huaja e cila është dërguar në doganë.

Sipas policisë, pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erdhi me shumë bujë por kanë kaluar shumë muaj prej…