Policia kroate arreston një ushtar duke transportuar një kosovar që ka bërë hyrje ilegale

02 mars 2024 | 22:31

Policia e Kroacisë ka kapur një pjesëtar të forcave të tyre të armatosura, duke e bartur një qytetar nga Kosova që ka hyrë ilegalisht në Kroaci.

Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë ka konfirmuar se ushtari 30-vjeçar është ndaluar në një pushimore në autostradën A1 në Dusina. Sipas tyre bëhet fjalë për një person ushtarak aktiv, derisa thuhet se do të pasojnë procedura disiplinore, kjo në kuadër të Forcave të Armatosura, raporton Nacional.hr.

Nga raportimet, ushtari kroat nuk ishte duke e kontrabanduar kosovarin, por vetëm që e ka transportuar atë në një pikë të caktuar. Ai akuzohet sipas nenit 53 të Ligjit për të Huaj, që thotë se “është e ndaluar që të asistohen qytetarë të një vendi të tretë për kalim ilegal, transit, apo edhe qëndrim”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 21-vjeçar me origjinë shqiptare, ka mbetur i vdekur pasi…