Policia mbylli 44 qendra masazhi, Murati: U verifikuan 145 persona

08 dhjetor 2022 | 19:27

Mbrëmë, Policia e Kosovës ka mbyllur 44 sallone masazhi në rajonin e Prishtinës.

Riza Murati, shef i sektorit të hetimeve në drejtorinë e hetimeve të trafikimit me njerëz tha se nga kontrollet e zhvilluara, nga 53 qendra në 44 prej tyre janë gjetur parregullsi.

Ai tha se gjatë këtij aksioni, janë legjitimuar në total 145 persona, ku 116 prej tyre i përkasin gjinisë femërore ndërsa 29 gjinisë mashkullore.

“Sa i përket përkatësisë etnike, 120 kanë qenë nga Kosova ndërsa 25 kanë qenë shtetas të huaj, ku 15 kanë qenë nga Shqipëria, nëntë nga Tajlanda dhe një nga Rumania”, është shprehur Murati në “Info Magazine”.

Tutje, ai tha se nuk ka pasur persona të arrestuar mbrëmë, pasi sipas tij, operacioni ka pasur karakter të parandalimit dhe identifikimit të hershëm të veprave penale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas pranimit të informacionit të zhdukjes së mostrave të Astrit…