Zhdukja e mostrave në rastin Dehari, pezullohen nga puna katër zyrtarë në Institutin e Mjekësisë Ligjore

08 dhjetor 2022 | 18:42

Pas pranimit të informacionit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisioni Disiplinor i Institutit për Mjekësi Ligjore/ Ministria e Drejtësisë, mori vendim për pezullim nga puna të zyrtarëve: Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore; Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore; Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore; Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore.

Vendimi ka hyrë në fuqi më 8.12.2022.

Ministrja Haxhiu: Zhduken mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i toksikologjisë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian e synim dhe politikë që të hedhë në…