Policia në Gjakovë patrullon me “veturë inteligjente”

14 shtator 2022 | 00:27

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë vazhdon patrullimin me “veturë inteligjente” në gjithë Rajonin e Gjakovës!

“Vetura inteligjente” përmes pajisjeve të sofistikuara elektronike të instaluara në mjet  (senzorëve dhe radarëve), zyrtarëve policorë gjatë patrullimit u mundëson monitorim më të lehtë të rrugës dhe identifikim të shkelësve të rregullave të komunikacionit rrugor. Në ekranin e vendosur brenda veturës së policisë, zyrtarëve policor u mundësohet t’i shohin mjetet që janë në rrugë dhe t’i identifikojnë targat e mjeteve, të dhënat mbi regjistrimin e tyre, tejkalimet e kufizimit të shpejtësisë së lëvizjes, tejkalimet e pa rregullta, përdorimin e telefonit gjatë ngasjes nga shoferët e mjeteve dhe kundërvajtje të tjera.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, gjatë patrullimeve me “veturë inteligjente” ka shqiptuar 370 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, për mos respektim të shpejtësisë së lëvizjes, tejkalime të parregullta , përdorim i telefonit gjatë ngasjes, ngasje e automjeteve të paregjistruara dhe kundërvajtje të tjera.

Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të respektojnë dispozitat ligjore të trafikut rrugor në mënyrë që të jenë kontribues në rritjen e sigurisë në rrugë. Po ashtu Drejtoria Rajonale e Policisë -Gjakovë, fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Kur kanë informacion për kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 (pa pagesë) dhe 0390310482

Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Kurti…