Policia në Prishtinë bastis një lokal që jashtëligjshëm ushtronte veprimtari bixhozi

27 janar 2020 | 13:44

Me datën 25 janar 2020, Njësitet e stacionit policor Veriu në Prishtinë, të mbështetur nga njësite të Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, kanë kryer një bastisje në një lokal në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Lokali është bastisur nën dyshimin e bazuar për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, vepër për të cilën është arrestuar një person i dyshuar.

“Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale tri shtëpiza kompjuteri, pesë monitorë, një printer si dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë. Aktualisht hetuesit policor janë duke kryer procedurat e nevojshme para se rasti të kalojë në institucionet kompetente”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka mbajtur…