Policia në rajonin e Mitrovicës shpërndanë fletushka për parandalimin e zhurmës dhe bezdisjes

18 korrik 2023 | 15:36

Me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit të zhurmës dhe bezdisjes, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, bazuar në planin e veprimit (sezoni veror 2023), ka filluar së realizuari aktivitet vetëdijesimi me moton: “Mos shkakto zhurmë-bezdisje”.

Përmes këtij aktiviteti dhe shpërndarjes së fletushkave, synohet të vetëdijesohen qytetarët e në veçanti veprimtaritë e bizneseve në parandalimin e zhurmës dhe bezdisjes.

Duke pasur parasysh sezonin veror, në këto rrethana veprimet policore do të jenë të bashkërenduara me autoritetet komunale përfshirë inspektorët komunal, ku përveç pjesës preventive-sensibilizimit veprimet e përbashkëta do të jenë në përputhje me autorizimet ndërinstitucionale në zbatimit të Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike – Nr.03/L-142 neni-8.

Angazhimet e shtuara policore do t’ vazhdojnë gjatë gjithë sezonit veror me prioritet kohorë do të jenë orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, ku në fokus do të jenë zonat ku operojnë lokalet e natës, restorantet, kafiteritë dhe diskotekat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari Uk Lushi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili…