Lushi: Kurti po ka kohë me shku në Greqi e jo në Shqipëri, ku jeni o profesorët e LV-së?

18 korrik 2023 | 15:33

Veprimtari Uk Lushi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili dje ka refuzuar të shkoi në një takim në Tiranë të ftuar nga Edi Rama.

Ai ka kritikuar edhe profesorët e VV-së, të cilët po heshtin me refuzimin që i bëri Kurti këtij takimi jo formal për të shkuar në një simpozium në Greqi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se profesorët e VV-së duhet të flasin për këtë çështje.

“Ku jeni o profesorët e thellë të VV-së, Kurti po ka kohë të shkojë në Greqi në simpoziume të ideologjisë por nuk po ka kohë të shkojë në Shqipëri për punë të shtetit?! A guxoni të thuani ndonjë fjalë për kësi papërgjegjësie dhe braktisjeje të detyrave?! Po bojkotohet shteti i Shqipërisë me të cilin na keni thënë se do të bashkohemi! Ndonjë koment o profesorë të profesorëve! Mos u tutni! Mbajeni mend se kombi nuk do t’ua harroj heshtjen, profesorë të thellë!”, ka shkruar Lushi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i shoqëruar nga drejtori i…