Policia rajonale në Ferizaj shqiptoi 1 441 gjoba kundërvajtëse

27 mars 2023 | 12:14

Policia rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt, gjatë javës që shkoi nga data 20-26 mars ka shqiptuar 1 441 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 22 patentëshoferë, për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Ndërsa, janë raportuar 26 aksidente, prej tyre: Aksidente me lëndime 4; Persona të lënduar 5; Aksidente me dëme materiale 22.

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot (e hënë) do ta…