Policia shënon Ditën e Tokës me disa aktivitete

23 prill 2019 | 15:47

Me  rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Policia e Kosovës  ka planifikuar disa aktivitete policore në shenjë të shënimit në mënyrë simbolike të kësaj dite, e cila vlerësohet si mjaft e rëndësishme për planetin Tokë dhe mbarë njerëzimin.

“Këto aktivitete janë realizuar në disa rajone policore, ku përveç menaxhmentit të lartë të PK-së në krye me drejtorin e Përgjithshëm z. Rashit Qalaj, janë angazhuar edhe zyrtarë të profileve të ndryshme, përfshirë njësitet kufitare me barkë, të cilët kanë marrë pjesë në dhënien e kontributit të tyre tek liqeni i Badovcit. Policia e Kosovës përveç këtyre aktiviteteve policore, ka qenë e angazhuar edhe në ofrimin e asistencës policore në aspektin e sigurisë kryesisht ndaj të gjitha institucioneve, agjencive dhe organizatave të ndryshme të cilat kanë realizuar aktivitete në shënimin e kësaj dite”, është thënë në njoftimin për medie të policisë.

Sipas njoftimit, Policia e Kosovës do të vazhdojë të kontribuojë në ndërgjegjësimin për parandalimin dhe zvogëlimin e ndotjes së lartë të ajrit, ujit e tokës në vendin tonë.  

“Qëllimi i kësaj date mbetet reflektimi në mbrojtjen fundamentale të planetit Tokë dhe të gjitha resurseve të saj nga ndotja dhe degradimi i saj, ku një rol të rëndësishëm ka edhe Policia e Kosovës e cila do të vazhdojë në ndërmarrjen e veprimeve policore drejt parandalimit dhe bashkëpunimit me të gjitha institucionet relevante të kësaj natyre”, është thënë në njoftim.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha,…