Policia shqiptare Ramushin, Fehmiun dhe Xhevën donte t’i dorëzonte te policia serbe

21 maj 2020 | 09:16

Një histori të padëgjuar dhe aspak të hijshme për policinë shqiptare ka rrëfyer Rafet Rama, i plagosur në ditën kur, para dy dekadash, qe vrarë Luan Haradinaj.

Rama ka rrëfyer për natën e 6 majit 1997, kur një grup luftëtarësh nga Kosova, në krye me Luan Haradinajn, po hynin nga Shqipëria në Kosovë.

Në Frontal të T7 Rama ka treguar se pas vrasjes së Luanit, luftëtarët janë kthyer sërish në territorin e Shqipërisë, por në atë rast janë arrestuar nga policia shqiptare.

Për më tepër, organet e rendit kanë dashur që heronjtë e Kosovës, Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin dhe Ramush Haradinajn, pas arrestimit, t’i dorëzojnë te policia serbe. Mirëpo, siç ka rrëfyer Rama, kanë qenë banorët e fshatrave ata që nuk kanë lejuar dorëzimin e Ramushit, Xhevës dhe Fehmiut.

“Është e dhimbshme, po të mos ishin fshatarët në atë kohë, Ramushin, Fehmiun dhe Xhevën, pushteti i asaj kohe kishte vendosur t’i kthente në Kosovë. Ky është realiteti”, ka thënë Rama.

Megjithatë, banorët e fshatrave përreth kanë rrethuar komisariatin dhe kanë pamundësuar planin e policisë shqiptare. “Popullata është çuar dhe e ka rrethuar komisariatin e policisë dhe atëherë i kanë liruar. Kanë lejuar edhe ta varrosin Luanin dhe kanë ardhur të më shohin mua në spital”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fillim të majit, Presidenti amerikan Donald Trump u pyet…