Politano i lumtur te Napoli, synon Evropianin me Italinë

09 shkurt 2020 | 13:06

Mateo Politano iu bashkua Napolit në muajin janar dhe debutoi menjëherë në sfidën që të kaltrit e fituan me rezultat të thellë ndaj Sampdorias.

Sulmuesi italian është shfaqur mjaft i lumtur për faktin që iu bashkua napolitanëve, ndërsa foli edhe për punën me trajnerin Genaro Gattuso dhe objektivat personale për këtë sezon.

“Jam shumë i lumtur që iu bashkova Napolit. Mendoj se skema 4-3-3 është ajo që më përshtatet më shumë, ndaj dua që të ndihmoj skuadrën dhe të arrij një vend në Kampionatin Evropian. Me Gattuson punojmë shumë me topin dhe kjo më pëlqen shumë, ndërsa me Conten përqendroheshim shumë tek aspekti fizik”, u shpreh Politano.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bill Gates, personi i dytë më i pasur në botë…