Politikani serb: Milan Radoiçiqi, si Arkani në vitet ’90

06 korrik 2022 | 15:46

Fillimisht, para disa ditësh, Aleksandër Vuçiq, ka folur për atë se si do të shpërthejë konflikti dhe përndjekja e serbëve në veri të Kosovës dhe tani ai mesa duket e dërguar njeriun e tij të operacioneve speciale për të përshpejtuar procesin, është shprehur kryetari i Lëvizjes Popullore për Liri, Miroslav Paroviq.

Paroviqi për mediet serbe duke komentuar video-mesazhin e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka thënë se kjo është logjikë e viteve të ’90-ta.

“Kjo logjikë e viteve ’90-ta në të cilën ‘heronjtë’ të ndryshëm si Zheljko Razhnatoviq – Arkan bënin deklarata të forta për mbrojtjen e serbëve, të tillët kur na kanë mbrojtur aty më nuk kemi ekzistuar”, ka thënë Paroviqi.

Ai ka thënë se këto mesazhe propaganduese e përforcojnë Vuçiqin dhe organizatën e tij kriminale.

“I bëj thirrje Vuçiqit që të mos i bëjë ato klipe për rrjetet sociale dhe si masë të propagandës, do të dëmtonte interesat serbe. Në këtë mënyrë, duke shfaqur publikisht njerëzit me biografi të dyshimta dhe duke i promovuar ata si heronj kombëtarë do ta përforconte besimin e Vuçiqit, në parim, vetëm po mbron organizatën e tij mafioze dhe po dëshmon se ai është i gatshëm t’iu nënshtrohet atyre”, ka thënë ai.

Kreu i grupit kriminal serb, përmes një videomesazhi është paraqitur me tone kërcënuese ndaj serbëve të Kosovës. Radoiçiqi që është i sanksionuar nga Thesari amerikan, pretendon se këtë video e ka incizuar në vendin tonë teksa shihet duke kërcënuar qytetarët për t’iu bindur grupeve kriminale.

I kërkuari nga autoritetet e sigurisë së Kosovës, duke parë se ka humbur mbështetjen nga serbët, është munduar që t’i shantazhojë ata, të cilët tashmë e kanë kuptuar se janë shfrytëzuar si instrument politik nga Beogradi.

Kujtojmë se Radoiçiqi, përveç që është në kërkim nga Policia e Kosovës, së bashku me Zvonko Veselinoviqin, janë në listën e zezë të SHBA-së si grup i organizuar në veri të vendit.

Sipas Zyrës së Kontrollit për Pasuritë e Huaja të Departamentit të Thesarit (OFAC), përveç Veselinoviqit në grupin e krimit të organizuar që vepron në veri të Kosovë sa janë edhe i vëllai Zvonkos, Zharko Veselinoviq, pastaj Zhelko Bojiq, Milan Mihajloviq, Sinisha Nedeljkoviq, Radovan Radiq, Milan Radisavleviq, Milojko Radisavleviq, Milan Radoiçiq, Marko Rosiq, Radule Steviq, Milivoje Vuloviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Visar Kastrati është caktuar nga UEFA…