Visar Kastrati me asistentët e tij delegohet në ndeshjen e Ligës së Konferencës

06 korrik 2022 | 15:42

Gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Visar Kastrati është caktuar nga UEFA në ndeshjen e raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës ndërmjet skuadrës Fola nga Luksemburgu dhe Tre Fiori nga San Marino.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Emile Mayrisch” në Esch-sur-Alzette të Luksemburgut, më 7 korrik në orën 20:00. Kastrati do të ndihmohet nga asistentët Besnik Morina dhe Lumturije Muhadri dhe nga gjyqtari i katërt Mentor Ajeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Gjilanit ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me…