Polonia hap dyert e stadiumeve për tifozët

30 maj 2020 | 16:50

Polonia do të rinisë sezonin sot dhe prej datës 19 qershor dhe stadiumet nuk do të jenë bosh pasi të paktën 25% e tyre do të mbushen nga tifozët! Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Mateuz Moraviecki, raporton ANSA.

“Tifozët do mund të kthehen më 19 qershor. Do të garantojmë që strukturat të jenë të pajisura për dezifenktimin, blerjen e biletave dhe për të mos krijuar radhë dhe grumbullime, që personat të kenë mundësi të shkojnë duke respektuar standardet shëndetësore”.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Polonisë, Zibi Bonjek, ka nënvizuar se “fillimisht do të lejohen në stadium vetëm tifozët e ekipit pritës”. Rifillimi në Poloni është programuar të nisë në mbrëmje me dy takimet Slask Vroklav-Rakov dhe Pogon-Zalegbie Lubin, natyrisht me dyer të mbyllura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dihet se sezoni në La Liga do të vazhdojë. Kampionati…