Polonia, kampione e Evropës në volejboll  

01 tetor 2018 | 12:10

Polonia rikonfirmohet kampione e botës në volejboll për meshkuj, pas fitores 3-0 (28-26, 25-20, 25-23) ndaj Brazilit në finale e Kampionatit Botëror të Volejbollit zhvilluar në Itali.

Skuadra polake përsëriti suksesin e 4 viteve më parë (asokohe fitoi në shtëpinë e saj), duke ngritur lart trofeun më të rëndësishëm të volejbollit.

Një ndeshje e domonuar nga kombëtarja polake në të trija setet, duke korrur një triumf të merituar. Lojtari polak Bartosz Kurek u shpall “MVP” i turenut. Në finalen e “vogël”, atë për vendet 3-4, Amerika fitoi 3-1 (23-25, 25-17, 32-20, 25-19) ndaj Serbisë, duke marrë medaljen e bronzit, raporton “Telesport”.

Dream Team
Shuterët më të mirë: Michal Kubiak (POL), Douglas Souza (BRA)
Qendrat më të mira: Piotr Nowakowski (POL), Lucas Saatkamp (BRA)
Pasuesi më i mirë: Setter: Micah Christenson (USA)
Libero: Pawel Zatorski (POL)
Diagonalisti më i mirë: Matthew Anderson (USA)
MVP: Bartosz Kurek (POL)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar…