Polonia me tri mungesa kundër Shqipërisë

22 mars 2023 | 16:05

Polonia rikuperon Jan Bednarek i cili mendohej se mund të mos rikuperohej në kohë për sfidat e marsit me Republikën Çeke dhe Shqipërinë.

Mungesa e Kamil Piątkoëskit e kishte alarmuar jo pak trajnerin Santos që rikuperon një lojtar të rëndësishme për skuadrën e tij.

26-vjeçari i Aston Villa-s, është bashkuar në stërvitje me skuadrën pasi analizat dolën në përufnimin se nuk bëhet fjalë për frakturë në brinjë. Një nga risitë më të mëdha në kampin e skuadrës polake është i riu i Barcelonës, Ben Lederman.

Edhe pse ka lindur në SHBA nga prindër hebrenj, mund të debutojë që në këto eliminatore, ndërsa pikëpyetje ka për formën e lojtarit tjetër të Barcelonës, Robert Lewandowski.

Dy mungesa të tjera të rëndësishme për sfidat e marsit janë edhe Kamil Glik e Grzegorz Krychowiak.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ka kritikuar Qeverinë e…