Populli paska gabuar?!, pse fjalës i ka dhënë peshë

28 shkurt 2020 | 07:41

Shkruan: Jakup Krasniqi

(Koha jonë fjalën e ka bërë flluskë sapuni)

Filozofisë se popullit shumë i kam besuar. Nuk po e di se çka ka ndryshuar sot? Ka ndryshuar filozofia popullore apo ka ndryshuar njeriu që vetëquhet shqiptar?! Nuk po e di kush e çka ndryshoj?! Por po e shoh që Urtinë shqiptare duhet ta dërgojmë ne një Muze hermetik si një relikte që nuk po i hynë në punë askujt.

Nuk po e di, pse populli ynë e shpalli urti:

“Me e shti  FJALËN ngushtë, KOKËN se shpëton dot (ose shkon koka), ndërsa, nëse KOKËN e shtinë ngushtë, FJALA e mirë e shpëton”!

Kaq peshë të madhe, populli ynë i jepte dikur fjalës se dhënë publike!

Si po duket, kjo filozofi tani i përket vetëm historisë?! Ardhmëria jonë ka mbetur pa filozofi të urtë?!

Një gjë po dihet e shihet, e shumë ngjarje të kohës po na tregojnë se kemi mbetur pa urti e filozofi, pa besë e dashuri  njerëzore, të njohur e të proklamuar për njeriun e tokën (për kombin e atdheun)?!

Filozofia e kohës sonë, ka mbetur vetëm filozofi mashtrimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një makinë e zezë me një arkivol dhe një trup…