Portieri i Aston Villës u sulmua nga tifozët pas ndeshjes, City kërkon falje (video)

22 maj 2022 | 21:50

Manchester City ka kërkuar falje pasi portieri i Aston Villlës, Robin Olsen është sulmuar nga fansat e City-it gjatë momentit që pushtuan fushën. Tifozët e “qytetarëve” nuk i kursyen goditjet ndaj portierit të rivalëve.

“Gardiani” nuk reagoi në asnjë moment, ndërkohë që City kërkoi menjëherë falje për incidentin.

“Manchester City dëshiron t’i kërkojë sinqerisht falje portierit të Aston Villa, Robin Olsen, i cili u sulmua pas vërshëllimës së fundit në ndeshjen e sotme kur tifozët hynë në fushë.

Klubi ka nisur një hetim të menjëhershëm dhe pasi të identifikohet, personi përgjegjës do të ndalohet me një ndalim të pacaktuar për të hyrë në fushë”, shkruhet në njoftimin e Cityit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Xhevat Xh Latifi Kishte 17 orë që vaji i…