
Portlandi mposhti Houstonin, Lakersat ‘leksion’ Dallasin
Fitorja e tretë radhazi për Lakersat, që triumfuan me rezultat 111-108 në fushën e rivalëve të Dallasit, duke iu afruar zonës “play-off”. Anthony Davis me 30 pikë e 15 rebound si dhe LeBron James me 26 pikë bënë diferencën në fushë, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Donqiq dh 21 të Irving.
Ekipi i Denverit mbron kreun e renditjes në Perëndim pas fitores 134-124 ndaj Clippersat. Një tjetër ndeshje magjike për Nikola Jokiq, që realizoi 40 pikë, 17 rebound e 10 asistime. Ndërsa 33 pikët e Leonard mbetën për statistikë. Rikthehet te fitorja edhe skuadra e Golden State, që mundi me shifrat 109-104 Minnesotan.
Tjetër ndeshje e mirë e Klay Thompson për kampionët, autor i 32 pikëve. Surpriza e mbrëmje vjen nga Damian Lillard, që realizoi 71 pikë në fitoren e Portlandit, 131-114 ndaj Houstonit. Ky është rekordi sezonal i pikëve të realizuara nga një basketbollist, me Lillard që realizoi 13 gjuajtje të sakta nga distanca. Edhe pse pa Antetokounmpo, i dëmtuar, skuadra e Milwaukee mundi 104-101 Phoenix (Jrue Holiday më i miri me 33 pikë).
Rezultatet
Milwaukee – Phoenix 104-101
Atlanta – Brooklyn 129-127
Chicago – Washington 102-82
Dallas – Lakers 108-111
Cleveland – Toronto 118-93
Oklahoma – Sacramento 115-124
Golden State – Minnesota 109-104
Portland – Houston 131-114
Denver – Clippers 134-124