Portugalia goditet nga uragani ‘Leslie’

14 tetor 2018 | 16:59

Një uragan i fuqishëm ka goditur Portugalinë, duke lënë 300 mijë shtëpi pa energji elektrike.

Uragani “Leslie” ka përfshirë vendin me shpejtësi prej 174 kilometra në orë. Shumë fluturime janë anuluar dhe qindra pemë janë shkatërruar tërësisht.

Ky uragan që konsiderohet më i fuqishmi që ka goditur vendin, po kalon në jugun e Spanjës.

Vendet më të prekura nga uragani janë rreth qytetit të Lisbonës dhe pjesët periferike si Coimbra, Leiria. Aveiro, Vise.

Rreth 1 900 incidente janë raportuar në qendrat e emergjencave, por komandanti i Mbrojtjes Civile, Luis Belo Costa, ka thënë se rreziku i madh ka kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Bayern Munchen, Jerome Boateng, po kalon një moment…