Potter: E pranoj që e kam zhgënjyer klubin

27 shkurt 2023 | 15:15

Skuadra e Chelseat zhgënjeu sërish në Premier Ligë teksa u mposht edhe në derbin e Londrës ndaj Tottenham Hotspur me rezultatin 2-0.

Trajneri Graham Potter është më në dyshim se kurrë për vazhdimësinë tek “Blutë e Londrës”, teksa edhe vetë 47-vjeçari pas sfidës u shpreh se e pranon faktin që e ka zhgënjyer klubin.

Megjithatë, Potter ka thënë se do të vijojë të mbetet i përqendruar për të përmirësuar skuadrën dhe për të mbështetur lojtarët.

“Para ndeshjes me Tottenham po shihnim me skuadrën dokumentarin e Arsenalit dhe momentin kur Arteta ishte pranë shkarkimit. Por, shikojeni se në çfarë pozitash është tashmë Arsenali. Tani në një moment të keq është edhe Liverpool e po ashtu njerëzit duan që të shkarkohet Klopp, pavarësisht sa shumë ka arritur ai në këto vite”, ka deklaruar Potteri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Auto Servis & Bartje Rijoni SH.P.K. me NUI: 811922534 me…