Pozoi në tankun e shkatërruar rus në Kiev, modelja merr kërcënime mizore për jetën

03 qershor 2022 | 11:15

Një modele e njohur e rrjetit “Instagram” po përballet me kërcënime mizore për jetën nga besnikët e Vladimir Putin, pasi pozoi në majë të një tanku të shkatërruar rus gjatë punës së saj vullnetare në Ukrainë.

Braziliania që pozon shpesh në bikini, Liziane Gutierrez, ka më shumë se 1 milionë fansa ‘të përkushtuar’online, dhe kishte shkuar në Evropën Lindore muajin që shkoi për të ndihmuar popullatën në betejat e përgjakshme që po zhvillohen në vend.

Ajo ka qenë më parë në faqe e para të gazetave për padinë ndaj reperit Chris Brown në vitin 2016 për një incident në Las Vegas, por kësaj radhe e gjeti veten në qendër të vëmendjes për foton mendjelehtë nga zona e luftës.

Megjithëse postimi i saj u lejua në rrjet vetëm për disa minuta para se të censurohej, masa e abuzimeve dhe kërcënimeve ndaj tij ishte gjigante, mes të cilëve një ushtar rus nis të kërcënonte.

Ai shkruante në një mesazh: “Do të të gjej ku je” – ndaj të cilës modelja ishte përgjigjur: “Provoje njëherë”.

Luftëtari rus duket se nuk e kishte pëlqyer përgjigjen e Liziane, faqja e të cilës u mbush me komente urrejtjeje nga e gjithë bota.

Modelja komentonte më tej: “Në pesë minutat që fotoja ishte këtu, mora pak nga gjithçka që një njeri mund të imagjinojë. Shpresoj t’ju bjerë një raketë në kokë,” shkruante ajo.

Por Liziane dukej mjaft e relaksuar në fotot e videot nga zona e luftës, duke u ngjitur mbi tanke e duke thënë se ishte si “në sheshxhirimin e një filmi”.

Modelja shpjegonte se kishte gjetur tanket e shkatërruara teksa shkonte drejt qytetit të Bucha, pranë Kiev, ku luftimet kanë lënë qindra të vdekur.

Megjithëse thotë se po shkon në Ukrainë për punë vullnetare, Liziane është akuzuar se po përfiton nga konflikti brutal për të mbushur përmbajtjet e saj në “Instagram”.

Por ajo nuk ishte dakord: “Nuk është vetëm për t’u dukur, mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të mësojnë se çfarë po ndodh këtu”.

“Foton e postova sepse dhe të tjerë po festonin mbi tank dhe mendova ‘pse jo dhe unë’”, tha modelja. /tch/

Pozoi në tankun e shkatërruar rus në Kiev, modelja s*ksi merr

Pozoi në tankun e shkatërruar rus në Kiev, modelja s*ksi merrPozoi në tankun e shkatërruar rus në Kiev, modelja s*ksi merrPozoi në tankun e shkatërruar rus në Kiev, modelja s*ksi merrPozoi në tankun e shkatërruar rus në Kiev, modelja s*ksi merrPozoi në tankun e shkatërruar rus në Kiev, modelja s*ksi merrPozoi në tankun e shkatërruar rus në Kiev, modelja s*ksi merr

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kryetari i Malishevës, Ekrem…