Prapashtica: Ndaj Gjilanit synojmë fitore

04 nëntor 2022 | 16:49

Skuadra e Prishtinës ndeshjen e radhës në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon ndaj SC Gjilanit të shtunën (5 nëntor) me fillim nga ora 18:00, sfidë e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ky duel i takon xhiros së 15-të. Prishtina vjen në këtë takim bas barazimit të arritur xhiron e kaluar ndaj Trepçës ’89 (2:2). Në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, FC Prishtina dhe SC Gjilani barazuan me shifrat 1:1.

Mesfushori Albin Prapashtica beson se “bardhekaltërit” kësaj radhe do të korrin fitore, teksa flet para ndeshjes për faqen zyrtare të klubit.

??̈??????? ? ??̈??????̈ – Ndeshja kundër Gjilanit do të jetë mjaft e vështirë, mirëpo ne do t’i qasemi lojës me seriozitet maksimal duke e ditur rëndësinë e ndeshjes pasi që nuk duhet që ta humbim hapin për kreun e tabelës. Kundërshtari e ka një ekip solid, mirëpo edhe në këtë takim do të futemi vetëm për fitore.

????????? ?????????? ? ???????? – Prishtina funksionin si grup dhe jemi të bashkuar në çdo sfidë dhe kjo është një ndër gjërat kryesore që e bënë ekipin e fuqishëm. Atmosfera para ndeshjes është shumë e mirë.

???????? ??? “??????” – Prezenca e tifozëve “Plisa” në stadium na jep motiv shtesë. Ne i cilësojmë si “lojtarin” e 12-të në fushë. Me përkrahjen e tyre, fitorja do të arrihet më lehtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së, i ka dërguar…