Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së paralajmëron protestë

04 nëntor 2022 | 16:42

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së, i ka dërguar letër bordit të ShKSKUK-së, duke e paralajmëruar për protestë pasi sipas kësaj shoqate janë injoruar kërkesat që kanë pasur.

Kjo shoqatë ka kërkuar urgjentisht nga bordi i ShKUK-së që të anulohen urdhëresat e jashtëligjshme, diskriminuese dhe të pamenduara të lëshuara nga u.d. drejtoresha e përgjithshme e ShSKUK-së.

Po ashtu, kjo shoqatë ka kërkuar që të hapet urgjentisht Departamenti i Infermierisë në QKUK, me qëllim të mbarëvajtjes së punëve dhe të pezullohet hapja e njësive dhe reparteve të reja në QKUK derisa nuk ka një planifikim të mirëfilltë të resurseve humane, të hapen konkurse të reja, të pranohen staf infermieror.

Nëse këto kërkesa nuk u përmbushen, më 11 nëntor nga ora 10:00, para objektit të administratës së SHSKUK/QKUK -së, do të mbajnë protestën e paralajmëruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Darwin Nunez me tre gola në pesë ndeshjet e fundit,…