Premia për fituesin e LK: Reali merr 4.6 milionë euro më shumë se Liverpooli

29 maj 2022 | 08:32

Titulli i 14-t i Ligës së Kampionëve do ta pasurojë Realin e Madridit edhe për 21 milionë euro. Kjo është shuma që është ndarë për fituesin e garës më prestigjioze të futbollit në Evropë.

Ndërsa Liverpooli, finalisti i dytë, do t’i marrë 16.4 milionë euro.

Ky buxhet i UEFA-s sivjet është më i varfër se vitin e kaluar. Më 2021 Chelsea, fituese e Ligës së Kampionëve, i mori 21.6 milionë euro, ndërsa Manchester City  17 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ndihet i lumtur pasi…