Premtohet festë e basketbollit në Rahovec

06 shkurt 2023 | 15:48

Në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është organizuar konferenca për medie lidhur me Final 8 Kupës së Kosovës. Kjo ngjarje do të organizohet në Rahovec nga 15 deri më 19 shkurt, ku do të garojnë tetë klubet e elitës së meshkujve, finalja e femrave, si dhe katër klubet më të mira të Ligës së Parë të meshkujve.

Adriatik Rraci, menaxher i Përfaqësueseve të Kosovës në FBK, është shprehur se FBK-ja do të ndihmojë klubin organizator dhe do të bëjnë çmos që ky event të jetë spektakël i basketbollit. “Stafi i FBK-së edhe kësaj radhe do ta ndihmojë klubin organizator dhe do të bëjë përpjekje maksimale që kjo ngjarje e basketbollit të jetë spektakël, ashtu siç i ka hije Kupës së Kosovës, një event shumë i rëndësishëm për basketbollin e Kosovës. Ne (FBK) jemi të nderuar që ky organizim do të mbahet në Rahovec dhe besojmë se do të organizohet në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Rraci.

Ndërsa Adrian Sharku, përfaqësues i Rahovecit, ka theksuar se nga 15 deri më 19 shkurt do të zhvillohet spektakël i basketbollit. “Kjo është hera e tretë që organizojmë Final 8 në pesë vjet dhe ky është nder e privilegj për ne. Kësaj radhe do të mbahet edhe përgjatë Festës së Pavarësisë së Kosovës, duke e madhështuar edhe më shumë këtë ngjarje. Ne i ftojmë tifozët nga të gjitha qytetet që të vijnë dhe ta shijojnë festën e basketbollit. Kemi traditë mikpritjen dhe besojmë se do të jetë një festë e basketbollit nga 15 deri më 19 shkurt”, ka deklaruar Sharku, duke zbuluar edhe logon e kësaj ngjarje, që simbolizon qytetin e Rahovecit, tetë klubet pjesëmarrëse dhe flamurin e Kosovës. Ai shtoi se shumë shpejt do të publikohen edhe çmimet e biletave për Final 8. Në fund u nënshkrua marrëveshja mes dy palëve.

Orari – terminët ndeshjeve final 8 Kupa e Kosovës

Më 15 shkurt takohen:
Ora 14:00  Bora – Istogu (Liga e Parë e Meshkujve)
Ora 17:00  Trepça – Vëllaznimi        Grupi D
Ora 20:00  Peja – Rahoveci               Grupi A

Më 16 shkurt takohen:
Ora 14:00 NEW Basket – Vushtrria (Liga e Parë e Meshkujve)
Ora 17:00 Sigal Prishtina – Bashkimi            Grupi  B
Ora 20:00 Golden Eagle Ylli –  Ponte Prizreni     Grupi C

Më 17 shkurt takohen:
Ora 14:00 NDESHJA FINALE – LIGA E PARË
Ora 17:00 Gjysmëfinalja I Grupi   a – d
Ora 20:00 Gjysmëfinalja II Grupi   B – C

Më dielën takohen:
Ora 14:00: Finalja e Kupës së Kosovës për femrat
Ora 17:00: Finalja e Kupës së Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti turk, Arda Turan kërkon ndihmë për vendin e tij.…