Presidenca: Shtyrja u bë për t’i nderuar miqtë ndërkombëtarë

15 shkurt 2018 | 22:38

Disa nga aktivitetet e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, janë shtyrë për ditën e diel më 18 shkurt. Seanca solemne dhe parakalimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës, (FSK) dhe Policisë së Kosovës, (PK), do të mbahen një ditë pas 17 shkurtit, pra të dielën më 18 shkurt.

Arsyeja e shtyrjes së këtyre aktiviteteve është bërë për shkak se disa nga miqtë ndërkombëtarë do të jenë pjesëmarrës në Konferencën e Sigurisë e cila do të mbahet në Munih.

“Deri më tash e kanë konfirmuar pjesëmarrjen rreth 70 delegacione ndërkombëtare, ndërsa deputetëve në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës do u drejtohet edhe një prej kontribuesve më të mëdhenj për pavarësinë e Kosovës, kongresmeni amerikan Eliot Engel. Kjo ka qenë një prej arsyeve pse është shtyrë seanca solemne. Pra, në shenjë nderimi për personalitete që kanë përkrahur popullin dhe shtetin tonë me dekada të tëra”, ka thënë këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar për njohjen nga…