Presidenca uron ambasadorin e ri amerikan

19 nëntor 2021 | 13:57

Shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela, ka uruar ambasadorin e ri amerikan në Kosovë, Jeffery Hovenier, i cili sot është konfirmuar në këtë post nga Senati amerikan.

“Urime për Jeffery Hovenier që u konfirmua si ambasador i ri në Republikën e Kosovës. Mezi presim për të mirëpritur në Prishtinë dhe të zhvillojmë edhe më tej partneritetin mes Kosovës dhe SHBA-së. Bashkë më të fortë”, ka shkruar Vela në llogarinë e tij në “Twitter”.

Senati këtë të premte ka njoftuar për konfirmimin e tij përmes një postimi në Twitter.

Jeffrey Hovenier e zëvendëson Philip Kosnettin.

Hovenier e njeh mirë Kosovën pasi gjatë karrierës së tij diplomatike ishte përfaqësues i SHBA-së në stafin e të dërguarit të posaçëm për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari.

Ai aktualisht shërben si zëvendësshef i ambasadës amerikane në Turqi.

Më parë si diplomat kishte punuar edhe në Berlin të Gjermanisë, por edhe në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru.

Në Departamentin e Shtetit ai ka qenë përgjegjës për NATO-n dhe Evropën Qendrore, derisa ka shërbyer si ambasador në Greqi dhe Kroaci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vitet e fundit në Kosovë është vërejtur dukshëm reduktimi…