Presidenti bullgar sot dhe nesër për vizitë dyditore në Kosovë

22 dhjetor 2023 | 08:32

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, sot më 22 dhe nesër, 23 dhjetor.

Ai me këtë rast do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani me ceremoni shtetërore, në orën 10:00, në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Presidentja Osmani dhe presidenti Radev do të mbajnë edhe një konferencë për medie, njofton Presidenca e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeqyteti i Bosnjës, Sarajeva, është përfshirë në mënyrë të pandërprerë…