Pse Sarajeva u shpall qyteti më i ndotur në botë

22 dhjetor 2023 | 08:30

Kryeqyteti i Bosnjës, Sarajeva, është përfshirë në mënyrë të pandërprerë nga një mjegull toksike që nga fillimi i dhjetorit.

Cilësia e tij e ajrit është aq e keqe saqë është vendosur i pari në listën e qyteteve më të ndotura të botës.

Kompania teknologjike zvicerane për kontrollin e ajrit, “Aj Kju Eir”, që harton listën në kohë reale, e vendosi treguesin e cilësisë së ajrit të Sarajevës në 301, që është në kategorinë më të pashëndetshme. Pas tij vjen qyteti indian Kollkata, që të njëjtin tregues e ka 239.

Problemi nuk përbën risi. Protestat e banorëve kanë qenë të shumta, që prej 2020-s. Asokohe ekspertët deklaruan se ndotja e ajrit në Ballkan ishte pasojë e përdorimit të impianteve me qymyr dhe makinave të vjetra.

Autoritetet në kryeqytetin boshnjak janë zotuar ta çlirojnë vendin nga qymyri brenda 2035-s. Por kriza e kostos së jetesës ka detyruar njerëzit të vazhdojnë me përdorimin e karburanteve të lira për ngrohjen shtëpiake dhe nuk ka pasur të ardhura për blerjen e automjeteve të reja. Shumë banorë mbajnë maskë kur dalin.

Harun Drljeviç, doktor deklaroi: “Nuk mendoj se mbajtja e maskës është e nevojshme, pasi faktori më i rrezikshëm i ndotjes së ajrit është në gjendje të kalojë lehtësisht përmes maskës dhe të hyjë në barrierat e mushkërive, deri në venat e gjakut, pavarësisht nëse kemi veshur një maskë apo jo”.

Sarajeva duhet të bëjë diçka dhe qyteti është përfshirë mes 100 qyteteve të tjera që Bashkimi Evropian po ndihmon për të çuar emetimet neto në nivelin zero. Gjithashtu, Unioni po ndihmon me një plan investimesh pro-klimës në të gjithë sektorët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një video pesëminutëshe që ka policia zbulon se çfarë ndodhi…